Limani filloi fushatën “Projektojmë bashkë”, qytetarët shprehën interesim dhe mbështetje
Limani filloi fushatën “Projektojmë bashkë”, qytetarët shprehën interesim dhe mbështetje
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani nga sot filloi me fushatën “Projektojmë së bashku”, ku qytetarët do të kenë mundësi të propozojnë projekte për vendbanimet e tyre.
Fushata “Projektojmë bashkë” nisi sot në fshatin Zdunjë dhe në fshatin Debresh, ndërsa banorët shprehën mbështetje me masovitet si dhe me dhënie idesh për projektet e ardhshme të Komunës së Gostivarit.
Fushata “Projektojmë bashkë” e nisur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, synon të përfshijë qytetarët në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për projekte lokale
Kujtojmë se Komuna e Gostivarit arriti që të fitojë 13 projekte të reja nga Qeveria e RMV-së e që kryesisht janë në infrastrukturë. Komuna e Gostivarit me anë të kësaj fushate do të përpilojë projekte dhe do të aplikojë në thirrjen e dytë në Qeverinë e RMV-së.