Fushata “Projektojmë bashkë” mbrëmë përfshiu Vërtokun dhe Reçanin, Limani premton investime në çdo vendbanim
Fushata “Projektojmë bashkë” e nisur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, që ka për qëllim të përfshijë qytetarët në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për projekte lokale, pas takimit në Zdunjë dhe Debresh, mbrëmë vazhdoi edhe në Vërtok dhe Reçan.
Banorët e këtyre vendbanimeve në bashkëbisedim me kryetarin Limani treguan interes dhanë idetë e tyre për investimet e ardhshme, ndërkaq kryetari Limani theksoi se çdo vendbanim do të preket nga investimet që do t’i kryej komuna në të ardhmen me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë.
Fushata “Projektojmë bashkë” ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për projekte që u përgjigjen nevojave të vendbanimeve.