Limani filloi fushatën “Projektojmë bashkë”, qytetarët shprehën interesim dhe mbështetje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani nga sot filloi me fushatën “Projektojmë së bashku”, ku qytetarët do të kenë mundësi të propozojnë projekte për vendbanimet e tyre.

Fushata “Projektojmë bashkë” nisi sot në fshatin Zdunjë dhe në fshatin Debresh, ndërsa banorët shprehën mbështetje me masovitet si dhe me dhënie idesh për projektet e ardhshme të Komunës së Gostivarit.

Fushata “Projektojmë bashkë” e nisur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, synon të përfshijë qytetarët në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për projekte lokale

Kujtojmë se Komuna e Gostivarit arriti që të fitojë 13 projekte të reja nga Qeveria e RMV-së e që kryesisht janë në infrastrukturë. Komuna e Gostivarit me anë të kësaj fushate do të përpilojë projekte dhe do të aplikojë në thirrjen e dytë në Qeverinë e RMV-së.

Me rastin e shënimit të tetorit si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bëri të ditur se komuna do të sigurojë 100 mamografi falas.

Sipas Limanit, vauçerët do të ndahen përmes një thirrjeje publike, ndërsa kriteret për përfitimin e tyre do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

“Këtë vit, Komuna e Gostivarit ka siguruar 100 kupona që do t’u mundësojnë bashkëqytetarëve tanë të kryejnë mamografi falas në një ordinancë private. Ndërkohë, në një bisedë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, Argjent Muça, ramë dakord që së bashku të ushtrojmë presion ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për të sjellë një pajisje mamografie në spitalin e Gostivarit. Shpresoj që vitin e ri ta presim me këtë pajisje në spitalin tonë, me qëllim që qytetarët tanë të kenë mundësi ta parandalojnë këtë sëmundje,” tha kryetari Limani gjatë forumit të organizuar sonte nga komuna, kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit.

Kujtojmë se Komuna e Gostivarit vazhdimisht ka qenë aktive në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ka ofruar mbështetje të vazhdueshme në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Komuna e Gostivarit organizon panel diskutimi për kancerin e gjirit me rastin e Muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Ju ftojmë të merrni pjesë!

Qeveria ka marrë vendim që komunës së Gostivarit t’i ndajë 162 milionë denarë, apo afërsisht 2.7 milionë euro, apo gjithsejtë 13 projekte.

Këto projekte janë nga seanca e 26-të, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”.

Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.

Projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë fituar nga pushteti lokal i Gostivarit janë në fushën e mjedisit, infrastrukturës rrugore, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve, etj.
Projektet:

  1. Rikontruimi I Bulevarardit Vëllezërit Gjinoski –
  2. Ndërtimi I shëtitores rr.Borce Jovanovski –
  3. Rikonstruimi I rrugës kryesore në fsh. Zdunje –
  4. Rikonstruimi I rrugës prej gjimnazit deri te fsh. Banjicë –
  5. Rikonstruim I rrugës lokale në fshatin Balindoll –
  6. Rikonstruim I rrugës prej fondit shëndetsor deri teKej Vardari –
  7. Rikonstruimi I rr.Ivo llolla ribar deri te rruga Beliçica –
  8. Rikonstruim I rrugës përeth stacionit të autobusave–
  9. Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova parallel me stacionin hekurudhor –
  10. Rikonstruim I rrugës Nikola Teslla prej gjimnazitderi në lagjen Dutllok –
  11. Rikonstruimi I rrugës Nikola Teslla deri te shkollae Mjekësisë –
  12. Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova deri te rrugaBeliçicë –
  13. Rikonstruimi I rrugës 13 –

Me këto projekte, komuna e Gostivarit premton se do të përmirësohet dukshëm jetesa e qytetarëve dhe këto investimi janë histori suksesi për komunën tonë, pasi është hera e parë që ka kaq shumë projekte që do të realizohen për kohë të shkurtër, ndërsa implementimi i tyre fillon menjëherë sapo paratë të jenë në llogari të komunës.

Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mos ndarje të mjeteve.

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP-në do të investojë gjithsej 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit në Gostivar.

Në sesionin e parë të forumeve në bashkësi që u mbajt dje, u bë e ditur se duhet të zgjidhen dy masa që duhet të zbatohen gjatë vitit 2025 e që do të kontribuojnë në uljen e ndjotjes së ajrit.

Kryetari Valbon Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka program vjetor për uljen e ndotjes së ajrit dhe se vazhdimisht po punohet në projekte që zvogëlojnë ndotjen e ajrit.

“Komuna e Gostivarit ka programë vjetor për ndotjen e ajrit, d .m .th masat të cilat ndërmerren. Disa vite kemi pasur subvencionim për biçikleta, subvencionimin e inverterëve dhe gjithashtu gati se çdo vit gjatë Javës së Mobilitetit bëjmë aktivitet për Ditën ndërkombëtare pa automjete ku i motivojmë të rinjtë dhe qytetarët që ti shfrytëzojnë sa më tepër biçikletat si dhe sa më tepër të ecin që sa më pak ti përdorin automjetet me qëllim që të ulet ndotja në qytetin tonë”, deklaroi kryetari Vlabon Limani.

Inspektorati komunal i Komunës së Gostivarit, sot nisi aksionin për mënjanimin e tezgave.

Aksioni ka për qëllim lirimin e hapësirave publike, dhe i njëjti do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, në mënyrë që sa më lirshëm këmbësorët në hapësirat publike.