Sektori për Përkrahje të Kryetarit
rreth sektorit
Sektori për Përkrahje të Kryetarit, në kuadër të administratës komunale të Komunës së Gostivarit, kryen punët protokollare për nevojat e Kryetarit të Komunës, organizon mbledhjet dhe takimet e Kryetarit me persona të brendshëm dhe të jashtëm dhe përgatit shënimet dhe procesverbalet nga takimet dhe mbledhjet e tij.
Ky sektor organizon dhe zbaton informimin e publikut dhe të mediave për aktivitetet e organeve komunale, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike në kompetencë të komunës, kryen detyrat që kanë të bëjnë me qasjen e lirë në informacione me karakter publik dhe kujdeset për postimin e informacioneve në ueb faqen e komunës. Gjithashtu, pranon dhe u përgjigjet me kohë parashtresave dhe propozimeve të qytetarëve.
Sektori ofron mbështetje për punën e Këshillit të Komunës, duke përgatitur dhe organizuar seancat e Këshillit dhe punën e komisioneve të tij, duke përgatitur materialet dhe procesverbalet nga seancat, si dhe Buletinin zyrtar të komunës.
Në kuadër të kompetencave të tij janë edhe koordinimi dhe planifikimi i zhvillimit ekonomik lokal, propozimi i prioriteteve zhvillimore dhe strukturore të komunës, koordinimi i aktiviteteve lidhur me marrjen dhe orientimin e donacioneve për qëllime zhvillimore, si dhe promovimi i politikës së integritetit dhe i mundësive të barabarta për burrat dhe gratë.
Departamentet
Punët në Sektorin për Përkrahje të Kryetarit kryhen në dy departamente:
Departamenti për koordinimin e aktiviteteve të Kryetarit të Komunës dhe „Komuna e Hapur”
Departamenti koordinon aktivitetet e Kryetarit të Komunës, organizon takimet e tij dhe kryen detyrat protokollare. Kujdeset për informimin e publikut dhe të mediave, koordinon dhënien e informacioneve me karakter publik dhe përcakton përmbajtjet që postohen në ueb faqen e komunës. Gjithashtu, pranon kërkesat e qytetarëve për përmirësimin e gjendjes në bashkësitë lokale dhe urbane dhe promovon politikën e integritetit në Komunë.
Departamenti për mbështetje dhe organizim të punës së Këshillit
Departamenti përgatit dhe realizon seancat e Këshillit dhe të trupave punues të tij, përgatit vendimet, konkluzionet, raportet dhe materialet e tjera për Këshillin, si dhe procesverbalet nga seancat. Gjithashtu, përgatit Buletinin zyrtar të komunës dhe monitoron zbatimin e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të komuniteteve.