Kompetencat e Kryetarit të Komunës
Kryetari i Komunës ushtron kompetenca ekzekutive dhe administrative, duke siguruar funksionimin e rregullt të komunës dhe zbatimin e vendimeve të Këshillit.
1. Përfaqëson dhe prezanton komunën.
2. Kontrollon ligjshmërinë e dispozitave të Këshillit.
3. I shpall dispozitat e Këshillit në Gazetën Zyrtare të Komunës.
4. Siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit.
5. Siguron kryerjen e punëve të cilat me ligj i janë deleguar komunë.
6. Inicion dhe propozon sjelljen e dispozitave nga kompetencat e Këshillit.
7. Propozon buxhetin vjetor të komunës dhe llogarinë vjetore të buxhetit.
8. Realizon buxhetin e komunës.
9. Zgjedh drejtorët e ndërmarrjeve publike të themeluara nga komuna, në bazë të konkursit publik.
10. Njofton rregullisht Këshillin për kryerjen e kompetencave të veta, në përputhje me Statutin.
11. Vendos në punë administrative për të drejtat, obligimet dhe interesat e personave juridikë dhe fizikë, në përputhje me ligjin.
12. Sjell rregullore për sistematizimin e vendeve të punës të administratës komunale.
13. Udhëheq administratën komunale.
14. Vendos për punësimin, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve në administratën komunale, nëse ndryshe nuk është përcaktuar me ligj.
15. Siguron shfrytëzim të drejtë dhe ligjor, mirëmbajtje dhe mbrojtje të pronës së komunës, në përputhje me ligjin dhe Statutin.
16. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me Statutin.