Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Kryetari i Komunës së Gostivarit

Dr. valbon limani

Dr. Valbon Limani ushtron funksionin e Kryetarit të Komunës së Gostivarit që nga 15 janari 2026, pas zgjedhjeve lokale të ripërsëritura.

Më herët, më 26 nëntor 2021, është zgjedhur Kryesues i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, detyrë të cilën e ka ushtruar deri më 8 korrik 2024, kurse pozitën e ushtruesit të detyrës kryetar komune e ushtron nga korriku i vitit 2024 deri në nëntor të vitit 2025.

Dr. Limani është mjek specialist endokrinolog, i angazhuar në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike në Shkup. Studimet universitare i ka përfunduar në vitin 2008 në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Trakisë, ndërsa në vitin 2019 ka përfunduar specializimin në endokrinologji.

Në periudhën 2022–2024 ka qenë i angazhuar si asistent në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Është anëtar i Shoqatës Shkencore të Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Asociacionit Evropian për Studimin e Diabetit (EASD).

Përveç angazhimit profesional dhe institucional, Dr. Valbon Limani ka qenë aktiv edhe në sektorin civil, ku ka ushtruar funksione drejtuese në shoqata dhe organizata joqeveritare.

Dr. Valbon Limani ka lindur më 19 maj 1980 në Gostivar. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

valbon.limani@gostivari.gov.mk