Sektori për Punë Juridike
rreth sektorit
Sektori për Punë Juridike, në kuadër të administratës komunale të Komunës së Gostivarit, përcjell ligjet dhe rregulloret e tjera në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe kujdeset për zbatimin e tyre në komunë, si dhe përgatit rregulloret dhe aktet që miratohen nga organet komunale.
Sektori jep mendime për pajtueshmërinë e akteve komunale me ligjet dhe rregulloret e tjera, harton mendime lidhur me projektligjet dhe aktet nënligjore në fushën e vetëqeverisjes lokale, si dhe përgatit konceptet dhe propozimet e vendimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme në kompetencë të Kryetarit dhe të Këshillit të Komunës.
Ky sektor e përfaqëson komunën para gjykatave dhe para organeve e institucioneve të tjera kompetente, mban regjistrin e çështjeve gjyqësore dhe harton parashtresat me shkrim, si propozime, ankesa, padi dhe përgjigje në padi. Gjithashtu, kryen punët lidhur me çështjet pronësore dhe pronësore-juridike të komunës.
Në kuadër të kompetencave të tij, sektori kujdeset edhe për çështjet e mbrojtjes së të dhënave personale, të diskriminimit dhe të integritetit.
Departamentet
Punët në Sektorin për Punë Juridike kryhen në dy departamente:
Departamenti për normativë
Departamenti përcjell ligjet dhe rregulloret e tjera në fushën e vetëqeverisjes lokale, jep mendime për pajtueshmërinë e akteve komunale me ligjet dhe harton konceptet dhe propozimet e vendimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme në kompetencë të Kryetarit dhe të Këshillit të Komunës.
Departamenti për mbrojtje juridike
Departamenti organizon përfaqësimin e Komunës në çështjet juridike dhe kontestet para gjykatave dhe organeve të tjera kompetente, mban regjistrin e çështjeve gjyqësore dhe harton parashtresat me shkrim, si ankesa, padi dhe përgjigje në padi. Gjithashtu, kujdeset për sigurimin e provave dhe përgatit përgjigje e mendime me kërkesë të gjykatave dhe të organeve kompetente.