Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Sektori për Furnizime Publike

rreth sektorit

Sektori për Furnizime Publike, në kuadër të administratës komunale të Komunës së Gostivarit, përcjell dhe zbaton legjislacionin për prokurimet publike, përgatit aktet dhe procedurat e brendshme për prokurimet publike dhe organizon e zbaton procedurat e prokurimit publik për nevojat e komunës.

Sektori përgatit planin vjetor të prokurimeve publike sipas llojeve të mallrave, shërbimeve dhe punimeve, brenda afatit të përcaktuar me ligj, përgatit dhe publikon shpalljet për prokurime publike dhe, në bashkëpunim me sektorët dhe departamentet kompetente të administratës komunale, përgatit dokumentacionin e tenderit.

Ky sektor përgatit vendimet për zgjedhjen ose moszgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, përkatësisht për anulimin e procedurës së prokurimit publik, njofton të gjithë pjesëmarrësit për zgjedhjen e ofertuesit dhe ofron ndihmë profesionale dhe teknike për Komisionin e prokurimeve publike. Gjithashtu, kryen punët në Sistemin elektronik për prokurime publike (ESPP).

Sektori mban evidencë për kontratat e prokurimeve publike, monitoron realizimin e tyre material dhe financiar, kontrollon dhe miraton faturat e pranuara sipas kontratave, përgatit raporte për prokurimet publike dhe publikon njoftimet për kontratat e lidhura dhe të realizuara.

Departamentet

Punët në Sektorin për Furnizime Publike kryhen në dy departamente:

Departamenti për zbatimin e procedurave të prokurimit publik

Departamenti përgatit propozimin për planin vjetor të prokurimeve publike, kryen analizën e tregut dhe zbaton procedurat e prokurimit publik. Përgatit projektvendimet për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm ose për anulimin e procedurës, përgatit përgjigje për ankesat e operatorëve ekonomikë, ofron ndihmë profesionale dhe teknike për Komisionin e prokurimeve publike dhe kryen punët në Sistemin elektronik për prokurime publike (ESPP).

Departamenti i monitorimit të kontratave për prokurime publike

Departamenti mban evidencë për çdo kontratë të lidhur dhe monitoron realizimin e kontratave materialisht dhe financiarisht. Plotëson njoftimet në ESPP për kontratat e lidhura dhe të realizuara, bashkëpunon me Sektorin për Çështje Financiare dhe kontrollon e miraton për pagesë faturat e pranuara sipas kontratave.

Për kontakt lidhur me aktivitetet e Sektorit për Furnizime Publike, ju lutemi drejtohuni tek personat zyrtarë për ndërmjetësim.

Emër mbiemër

Udhëheqës i Sektorit për Furnizime Publike

emri@gostivari.gov.mk