Të Drejtat dhe Obligimet e Anëtarëve të Këshillit
Anëtarët e Këshillit Komunal marrin pjesë aktive në punën e këshillit dhe komisioneve, japin iniciativa dhe propozime, dhe gëzojnë mbrojtje ligjore për votimin dhe mendimin e tyre.
Anëtarët e këshillit kanë të drejtë dhe obligim të jenë prezent dhe të marrin pjesë në punën e këshillit dhe në komisionet e tij të përhershme dhe të përkohshme.
Anëtarët kanë të drejtë në seancat e këshillit të japin iniciativa dhe propozime dhe t’i parashtrojnë pyetje prefektit.
Anëtari i këshillit nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të arrestohet për mendimin e shfaqur ose për votim në këshill.
Punëdhënësi është i detyruar ta lirojë nga puna profesionale anëtarin e këshillit për të marrë pjesë në seancat e këshillit ose komisioneve ku ai është anëtar.
Anëtarët e këshillit kanë edhe të drejta dhe obligime të tjera të përcaktuara me statutin dhe dispozitat tjera në përputhje me këtë ligj.