Sektori për Çështje Financiare
rreth sektorit
Sektori për Çështje Financiare, në kuadër të administratës komunale të Komunës së Gostivarit, përcjell dhe zbaton aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e funksionimit buxhetor, të kontrollit financiar, të kontabilitetit dhe të operacioneve materiale e financiare.
Sektori kujdeset për përgatitjen, ekzekutimin dhe raportimin për realizimin e buxhetit të Komunës, për menaxhimin, monitorimin dhe kontrollin e gjendjes dhe lëvizjes së mjeteve të Komunës të përcaktuara me buxhet, si dhe për përgatitjen e planeve financiare mujore, tremujore dhe vjetore për zbatimin e buxhetit.
Ky sektor zbaton kontrollin financiar ex-ante dhe ex-post, monitoron realizimin e të hyrave dhe të shpenzimeve të Komunës, kryen regjistrimet kontabël për zbatimin e buxhetit dhe përgatit llogarinë vjetore dhe raportin vjetor financiar.
Gjithashtu, sektori kryen përgatitjen, pranimin, likuidimin dhe kontrollin e dokumentacionit kontabël, llogaritjen dhe pagesën e pagave të punonjësve në Komunë, planifikimin dhe menaxhimin e likuiditetit, si dhe menaxhimin e borxhit të Komunës.
Departamentet
Punët në Sektorin për Çështje Financiare kryhen në dy departamente:
Departamenti për koordinim buxhetor
Departamenti përgatit kalendarin buxhetor dhe koordinon procesin e hartimit, ndryshimit dhe plotësimit të buxhetit të Komunës, në bazë të propozimeve të pranuara nga sektorët dhe shfrytëzuesit buxhetorë. Gjithashtu, koordinon zhvillimin dhe zbatimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe jep mendime për projektaktet që kanë ose mund të kenë implikime financiare në buxhet.
Departamenti për kontroll buxhetor, kontabilitet dhe pagesa
Departamenti kryen kontrollin e ekzekutimit të buxhetit dhe kontrollin financiar ex-ante dhe ex-post, mban kontabilitetin buxhetor dhe përgatit raportet tremujore, raportin vjetor dhe llogaritë vjetore. Gjithashtu, kryen planifikimin dhe menaxhimin e likuiditetit, menaxhon borxhin e Komunës dhe kryen llogaritjen dhe pagesën e pagave të punonjësve.