Kompetencat e Komunës
Komunat, në suaza të ligjit, në përputhje me parimin e subsidiaritetit, kanë të drejtë në territorin e vet t’i kryejnë punët e interesit publik me rëndësi lokale, që nuk janë të përjashtuara nga kompetencat e tyre ose nuk janë në kompetencë të organeve të pushtetit shtetëror.
Komunat në mënyrë të pavarur, në suaza të ligjit, i rregullojnë dhe kryejnë punët e interesit publik me rëndësi lokale, të përcaktuara me ligj dhe janë përgjegjëse për kryerjen e tyre.
Me ligjin me të cilin rregullohen kompetencat e tjera të komunave caktohen edhe burimet financiare për kryerjen e atyre kompetencave.
Kompetencat janë të plota dhe të pakontestueshme dhe nuk guxojnë të merren ose kufizohen, përveç në raste të përcaktuara me ligj.
Komunat janë kompetente për kryerjen e punëve vijuese:
Planifikimi urbanistik
Planifikimi urbanistik (urban dhe rural), dhënia e lejes për ndërtim të objekteve me rëndësi lokale të përcaktuara me ligj, rregullimi i hapësirës dhe rregullimi i tokës ndërtimore.
Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe natyrës
Masa për mbrojtje dhe pengimin nga ndotja e ujit, ajrit, tokës, mbrojtja e natyrës, mbrojtja nga zhurmimi dhe rrezatimi jonizues.
Zhvillimi ekonomik lokal
Komuna ka kompetenca për zhvillimin ekonomik lokal, duke përfshirë:
-
Planifikimin e zhvillimit ekonomik lokal
-
Përcaktimin e përparësive zhvillimore dhe strukturale
-
Udhëheqjen e politikës ekonomike
-
Përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
-
Përkrahjen e iniciativave në nivel lokal
-
Pjesëmarrjen në vendosjen dhe zhvillimin e rrjetit lokal të institucioneve dhe agjencive
-
Promovimin e partneritetit
Veprimtaritë komunale
Komuna është përgjegjëse për një gamë të gjerë veprimtarish, duke përfshirë:
-
Furnizimin me ujë për pije dhe ujë teknologjik
-
Përçimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura
-
Ndriçimin publik
-
Dërgimin dhe trajtimin e ujërave atmosferik
-
Mirëmbajtjen e higjienës publike
-
Grumbullimin, transportimin dhe trajtimin e mbeturinave të ngurta komunale
-
Rregullimin dhe organizimin e trafikut publik lokal të udhëtarëve
-
Furnizimin me gaz natyror dhe energji ngrohëse
-
Mirëmbajtjen e varreve, varrezave, krematoriumeve dhe dhënien e shërbimeve mortore
-
Ndërtimin, mirëmbajtjen, rekonstruimin dhe mbrojtjen e rrugëve lokale dhe objekteve të tjera të infrastrukturës
-
Rregullimin e regjimit të komunikacionit
-
Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sinjalizimeve rrugore
-
Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës publike të parkimit
-
Mënjanimin e automjeteve të parkuara gabimisht ose të dëmtuara nga sipërfaqet publike
-
Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve
-
Pastrimin e oxhaqeve
-
Mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e parqeve, gjelbërimit, park – pyjeve dhe sipërfaqeve rekreative
-
Rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e shtratit të lumenjve në pjesët e urbanizuara
-
Përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës
Kultura
Përkrahja institucionale dhe financiare të enteve dhe projekteve kulturore; kultivimi i folklorit, zakoneve, artizanateve të vjetra dhe vlerave të ngjashme kulturore; organizimi i manifestimeve kulturore; nxitja e formave të llojllojshme specifike të krijimtarisë.
Sporti dhe rekreacioni
Zhvillimi i sportit masiv dhe i aktiviteteve rekreative; organizimi i shfaqjeve dhe manifestimeve sportive; mirëmbajtja dhe ndërtimi i objekteve për sport; përkrahja lidhjeve sportive.
Mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve
Komuna ka kompetenca për mbrojtjen sociale dhe kujdesin ndaj grupeve të ndryshme, duke përfshirë:
-
Çerdhe për fëmijë dhe shtëpi të pleqve (pronësi, financim, investime dhe mirëmbajtje)
-
Përkujdesje sociale për persona invalidë
-
Përkujdesje për fëmijë pa prindër dhe mbështetje prindërore
-
Përkujdesje për fëmijë me probleme edukativo-sociale
-
Mbështetje për fëmijë me nevoja të veçanta
-
Mbështetje për fëmijë nga familjet njëprindërore
-
Mbështetje për fëmijë në rrugë
-
Mbështetje për personat e ekspozuar rrezikut social
-
Mbështetje për personat e prekur nga keqpërdorimi i drogës dhe alkoolit
-
Ngritja e vetëdijes së popullatës për çështje sociale
-
Strehimi i personave të rrezikuar social
-
Realizimi i së drejtës dhe edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore
Kryerja e këtyre kompetencave është në pajtueshmëri me Programin Nacional për Zhvillim të Mbrojtjes Sociale.
Arsimi
Themelimi, financimi dhe administrimi i shkollave fillore dhe të mesme, në bashkëpunim me pushtetin qendror, në pajtueshmëri me ligjin, organizimi i transportit dhe ushqimit të nxënësve dhe vendosjen e tyre në konvikte nxënësish.
Mbrojtja shëndetësore
Të drejtuarit me rrjetin e organizatave publike shëndetësore dhe me objektet nga mbrojtja shëndetësore primare të cilët duhet ta përfshijnë përfaqësimin e vetëqeverisjes lokale në të gjitha këshillat të të gjitha organizatave në pronësi publike, edukata shëndetësore; përparimi i shëndetit; aktivitete preventive; mbrojtja e shëndetit të punëtorëve dhe mbrojtja gjatë punës; mbikëqyrja shëndetësore mbi mjedisin jetësor; mbikëqyrja mbi sëmundjet ngjitëse; ndihmë pacientëve me nevoja speciale (për shembull, shëndeti mental, keqpërdorimi i fëmijëve etj.) dhe lëmenj të tjerë që do të përcaktohen me ligj.
Masat për Mbrojtjen dhe Shpëtimin e Qytetarëve
Nga shkatërrimet e luftës, nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe nga pasojat e shkaktuara nga to.
Mbrojtja kundër zjarrit
Mbrojtja kundër zjarrit që e kryejnë njësitë territoriale kundër zjarrit.
Mbikëqyrja
Mbikëqyrja mbi kryerjen e punëve nga kompetenca e sajë.
Punë të tjera
Punë të tjera të përcaktuara me ligj.