Sektori për Mjedis Jetësor
rreth sektorit
Sektori për Mjedis Jetësor, në kuadër të administratës komunale të Komunës së Gostivarit, kujdeset për mbrojtjen dhe marrjen e masave për parandalimin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, për mbrojtjen nga zhurma dhe rrezatimi jojonizues, për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe për promovimin e natyrës dhe të gjelbërimit.
Sektori realizon planifikimin strategjik në fushën e mjedisit përmes përgatitjes së dokumenteve strategjike, planifikuese dhe programore dhe monitoron zbatimin e tyre. Në këtë kuadër, përgatit Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit, Strategjinë për ndryshimet klimatike, Hartën strategjike të zhurmës, Planin lokal të veprimit për mjedisin (PLVM) dhe raportin për gjendjen e mjedisit në territorin e komunës.
Ky sektor analizon gjendjen dhe propozon masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, merr pjesë në përgatitjen e Programit për efiçiencë të energjisë të Komunës së Gostivarit dhe zbaton procedurat për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedis dhe për lejet e integruara mjedisore B, në kompetencë të komunës.
Në fushën e menaxhimit të mbeturinave, sektori përgatit dokumentet strategjike, planifikuese dhe programore për menaxhimin e mbeturinave, propozon programin vjetor për menaxhimin, grumbullimin, transportimin dhe trajtimin e mbeturinave të ngurta komunale dhe bashkëpunon me komunat e tjera në këtë fushë. Gjithashtu, përgatit propozime për shpalljen e zonave të mbrojtura dhe merr pjesë në përgatitjen dhe përditësimin e kadastrës së sipërfaqeve të gjelbra.
Departamentet
Punët në Sektorin për Mjedis Jetësor kryhen në dy departamente:
Departamenti për mbrojtjen e mjedisit dhe efiçiencës së energjisë
Departamenti përgatit Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit, Strategjinë për ndryshimet klimatike dhe Hartën strategjike të zhurmës, si dhe propozon masa për mbrojtjen e ujërave dhe të tokës. Zbaton procedurat për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedis dhe për lejet e integruara mjedisore B, përgatit Planin lokal të veprimit për mjedisin dhe merr pjesë në përgatitjen e Programit për efiçiencë të energjisë të Komunës së Gostivarit.
Departamenti për menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen dhe promovimin e natyrës dhe gjelbërimit
Departamenti përgatit dokumentet strategjike, planifikuese dhe programore për menaxhimin e mbeturinave, propozon programin vjetor për grumbullimin, transportimin dhe trajtimin e mbeturinave të ngurta komunale dhe kujdeset për mbeturinat e braktisura. Gjithashtu, përgatit propozime për shpalljen e zonave të mbrojtura, përgatit hartën e biotopeve dhe merr pjesë në përgatitjen e kadastrës së sipërfaqeve të gjelbra.