Sektori për Teknologji Informatike
rreth sektorit
Sektori për Teknologji Informatike, në kuadër të administratës komunale të Komunës së Gostivarit, kujdeset për mirëmbajtjen e sistemit operativ, të sistemit për menaxhimin e bazave të të dhënave dhe të softuerit aplikativ, si dhe për instalimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.
Sektori zbaton masat për sigurinë dhe mbrojtjen e sistemit informativ të komunës dhe të transmetimit të të dhënave, përgatit dokumentacionin për bazat e të dhënave dhe zbaton procedurat për mbrojtjen e tyre. Gjithashtu, ofron administrim, mbështetje teknike dhe mirëmbajtje të ueb faqes së Komunës së Gostivarit.
Ky sektor organizon trajnime për punonjësit e administratës komunale për zbatimin e teknologjisë informatike dhe të komunikimit dhe përcjell përvojat dhe përparimin e teknologjive informatike me qëllim zbatimin e tyre në sistemin informativ komunal.
Në kuadër të sektorit kryhet edhe instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbikëqyrjes me video, përmes të cilave monitorohen kryqëzimet, parkingjet, deponitë, parqet dhe oborret e shkollave, me qëllim mbrojtjen e pajisjeve urbane. Sektori bashkëpunon me institucionet në fushën e sigurisë publike, veprimtarive komunale dhe mbrojtjes nga zjarri.
Departamentet
Punët në Sektorin për Teknologji Informatike kryhen në dy departamente:
Departamenti për aplikimin e teknologjisë së informatikës dhe komunikimit
Departamenti planifikon, zhvillon dhe mirëmban infrastrukturën informative dhe komunikuese të Komunës dhe kryen administrimin sistemor të saj. Siguron mbrojtjen e të dhënave në sistemin informativ, ofron mbështetje për përdoruesit dhe kujdeset për administrimin dhe mirëmbajtjen teknike të ueb faqes së Komunës së Gostivarit.
Departamenti për zhvillimin e shërbimeve digjitale dhe aplikimin e proceseve dhe sistemeve digjitale
Departamenti kryen instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të mbikëqyrjes me video dhe monitoron përmes kamerave kryqëzimet, parkingjet, deponitë, parqet dhe oborret e shkollave, si dhe hyrjen dhe daljen në ndërtesën e komunës. Gjithashtu, zhvillon teknologjinë informative përmes krijimit të bazave të të dhënave për nevojat e komunës.