Sektori për Resurse Njerëzore
rreth sektorit
Sektori për Resurse Njerëzore, në kuadër të administratës komunale të Komunës së Gostivarit, përcjell, studion dhe zbaton rregulloret ligjore në fushën e resurseve njerëzore, të vetëqeverisjes lokale dhe të marrëdhënieve të punës. Sektori përgatit analizën funksionale të vendeve të punës në komunë dhe ofron mbështetje metodologjike, organizative dhe teknike në përgatitjen e akteve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.
Ky sektor siguron mbështetje profesionale-operative dhe logjistike në zbatimin e planit vjetor të punësimit në administratën komunale, zbaton procedurat për plotësimin e vendeve të lira të punës, si dhe procedurat për avancimin dhe mobilitetin e nëpunësve dhe të punonjësve të tjerë në administratën komunale.
Gjithashtu, koordinon sistemin e vlerësimit të të punësuarve, përgatit analizën e nevojave për trajnim dhe programin vjetor të trajnimit, si dhe zhvillon politika dhe udhëzime për përmirësimin e kulturës së brendshme dhe të mënyrës së punës në administratën komunale.
Sektori mban evidencën personale të punonjësve dhe evidencën për praninë në punë, koordinon planin për shfrytëzimin e pushimeve, kryen regjistrimin dhe çregjistrimin e punonjësve në organet dhe shërbimet kompetente dhe përgatit aktet që kanë të bëjnë me punësimin, të drejtat, detyrat, përgjegjësitë dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Punët kryhen edhe përmes sistemit elektronik për resurse njerëzore HRMIS.
Departamentet
Punët në Sektorin për Resurse Njerëzore kryhen në dy departamente:
Departamenti për punësim, avancim, mobilitet dhe të drejta dhe përgjegjësi në marrëdhënien e punës
Departamenti përgatit aktin për organizimin e brendshëm, rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës dhe planin vjetor të punësimit. Zbaton procedurat për punësim me shpallje publike, për avancim dhe për mobilitet, përgatit aktet për punësim dhe për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe mban dosjet personale të punonjësve. Gjithashtu, koordinon procedurat disiplinore dhe procedurat për përgjegjësi materiale.
Departamenti për motivim, vlerësim, aftësim profesional dhe përsosje
Departamenti kujdeset për motivimin e punonjësve, përgatit kodin e mirësjelljes për punonjësit dhe koordinon procesin e vlerësimit të nëpunësve administrativë. Përgatit planin vjetor të trajnimit dhe raportet për zbatimin e tij, si dhe planet individuale për ngritjen profesionale të nëpunësve administrativë.