Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

13/10/2026

Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas në kuadër të “Tetorit Rozë”

Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, i njohur si “Tetori Rozë”.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

“Ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm janë thelbësorë për mbrojtjen e shëndetit të grave. Edhe këtë vit, Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas, me qëllim që t’u ofrojmë mbështetje grave dhe vajzave dhe t’i inkurajojmë ato që të kryejnë kontrolle të rregullta parandaluese”, theksoi Limani.

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra”, organizoi edhe një punëtori informuese me të njëjtin titull, ku gratë dhe vajzat e pranishme patën mundësinë të informohen dhe të bisedojnë me profesionistë shëndetësorë për kancerin e gjirit, rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe mundësitë për zbulimin e hershëm të sëmundjes.

Në punëtori morën pjesë dr. Miranda Iziri, specialiste e radiologjisë, dhe dr. Ilir Ismaili, onkolog, të cilët ndanë informacione dhe këshilla mbi rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.

Përmes këtyre aktiviteteve, Komuna e Gostivarit synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe t’i inkurajojë gratë që t’u kushtojnë më shumë rëndësi kontrolleve parandaluese.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun