16/10/2026
Komuna e Gostivarit shënon Ditën Botërore të Ushqimit në SHMK „Gostivari“

Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, në SHMK „Gostivari“ u organizua Panairi i Ushqimit, ku morën pjesë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës.
Gjatë panairit, nxënësit, së bashku me mësimdhënësit e tyre, prezantuan ushqime të ndryshme, duke dëshmuar kreativitet, përkushtim dhe frymë bashkëpunimi.
Ky aktivitet promovon rëndësinë e ushqimit, traditën dhe vlerat që na bashkojnë, si dhe nxit kultivimin e solidaritetit dhe kujdesit për njëri-tjetrin te të rinjtë.
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

16/10/2026
Lejimi i Plan Programës për PDU – pjesë e Bllok 39

16/10/2026
Lejimi i Programës Projektuese për PU në f. Turçan i Vogël
