Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

17/10/2026

Përfundon asfaltimi i rrugës “Boge Veljanovski” në Gostivar

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Boge Veljanovski”, përskaj hekurudhës në Gostivar, në një gjatësi prej 550 metrash.

Ky projekt infrastrukturor synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe lehtësimin e lëvizjes për qytetarët, duke kontribuar në krijimin e një infrastrukture rrugore më funksionale dhe më të përshtatshme për nevojat e përditshme.

Komuna e Gostivarit vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në qytet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.

Përmes këtyre investimeve, Komuna mbetet e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe avancimin e shërbimeve në interes të komunitetit.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun