22/10/2026
Kryetari Valbon Limani panelist në Forumin Rajonal për Lidershipin Lokal në Shkup

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani mori pjesë sot në Shkup, si panelist në Forumin Rajonal për Lidershipin Lokal, me temën “Rinia, paqja dhe siguria fillojnë në shtëpi”, ku ndau përvojat dhe praktikat e Komunës së Gostivarit në fuqizimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në proceset vendimmarrëse.
Gjatë diskutimit, kryetari prezantoi mekanizmat dhe iniciativat që Komuna e Gostivarit ka ndërmarrë për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë, ndër të cilat Këshilli Lokal i të Rinjve, Strategjia Lokale Rinore 2024–2028, si dhe hapësirat rinore që mundësojnë zhvillimin e aftësive, bashkëpunimin dhe realizimin e ideve të tyre.
Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e edukimit për paqe, pjesëmarrjes së të rinjve në hartimin e politikave lokale dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave si një mënyrë për të ndërtuar ura komunikimi dhe për të krijuar perspektiva të reja për gjeneratat e reja.
Si shembull të bashkëpunimit ndërkomunal, kryetari veçoi partneritetin ndërmjet Gostivarit dhe Gjakovës, i cili synon të nxisë iniciativa të përbashkëta dhe të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe qytetarët e të dy komunave.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në krijimin e politikave dhe hapësirave që mbështesin potencialin e të rinjve, nxisin pjesëmarrjen e tyre aktive dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse e më të sigurt.
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

22/10/2026
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, merr pjesë në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”

20/10/2026
Fillon asfaltimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar
