Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Kompetencat e Këshillit Komunal

Këshilli Komunal ushtron kompetenca ligjore dhe rregullative për menaxhimin dhe kontrollin e punëve të komunës.

1. Sjell Statutin e komunës dhe dispozita të tjera të nevojshme.

2. Sjell buxhetin dhe llogarinë vjetore të komunës.

3. Përcakton shumën e burimeve personale dhe të ardhurave për financimin e komunës, në suaza të përcaktuara me ligj.

4. Themelon veprimtari publike në suaza të kompetencave të komunës dhe bën mbikëqyrjen mbi punën e tyre.

5. Emëron anëtarë të këshillave drejtues të veprimtarive publike që i themelon.

6. Sjell programe pune dhe plane financiare për financimin e veprimtarive publike të themeluara nga komuna.

7. Miraton raportet për realizimin e buxhetit dhe llogarinë vjetore të komunës.

8. Vendos për dhënien e lejeve për kryerjen e veprimtarive me interes publik dhe rëndësi lokale, në përputhje me ligjin.

9. Miraton raportet për punën e veprimtarive publike të themeluara nga komuna.

10. Vendos mbi mënyrën e disponimit të pronës së komunës.

11. Vendos mbi mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës, në përputhje me ligjin.

12. Zgjedh personin që udhëheq njësinë rajonale të Ministrisë për Punë të Brendshme në komunë, në përputhje me ligjin.

13. Shqyrton dhe miraton raportin vjetor për sigurinë publike në territorin e komunës, të cilin e dorëzon ministrit të Punëve të Brendshme dhe Avokatit të Popullit.

14. Mund t’i japë rekomandime personit udhëheqës të njësisë rajonale të Ministrisë për Punë të Brendshme në fushën e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion.

15. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.

11 Shkurt, 2026