Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

13/02/2026

Gostivari pjesë e Mayors Leadership Programme 2026: Prezantohet iniciativa “Regenerate Gostivar”

Kryetari Valbon Limani së bashku me përfaqësues të Sektorit për Zhvillim dhe Investime të Komunës së Gostivarit, morën pjesë në ngjarjen që shënoi fillimin e ciklit 2026 të Mayors Leadership Programme – Mayors Leading Transformational Change, i zbatuar nga UNDP në kuadër të City Experiment Fund (CEF) dhe iniciativës EU–UNDP Mayors for Economic Growth.

Programi mbledh kryetarë dhe nënkryetarë komunash nga qytete të rajonit, me synim forcimin e kapaciteteve në lidership adaptiv, menaxhimin e kompleksitetit urban dhe udhëheqjen e transformimit të gjelbër dhe digjital.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, u prezantua iniciativa “Regenerate Gostivar”, si shembull konkret i zbatimit të qasjes së portofolit në adresimin e deponive ilegale dhe përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve. Iniciativa përfshin analizë të sjelljes dhe hartëzim sistematik të deponive, ridizajnim të shërbimeve për mbetje voluminoze, digjitalizim të monitorimit përmes GIS-it, dronëve dhe aplikacioneve mobile, si dhe përfshirje aktive të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun