Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

13/02/2026

Inspektorati komunal nis masat ndëshkuese kundër hedhjes së mbeturinave në vende të papërshtatshme

Inspektorati i Komunës së Gostivarit ka filluar zbatimin e masave ndëshkuese, në përputhje me Ligjin për Pastërtinë Publike, ndaj të gjithë personave fizikë dhe juridikë që hedhin mbeturina në vende të papërcaktuara dhe ndotin hapësirat publike.

Këto masa kanë për qëllim ruajtjen e rendit dhe pastërtisë në qytet, si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit, e cila ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Komuna e Gostivarit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e pastërtisë dhe të kontribuojnë aktivisht në mbajtjen e qytetit të pastër. Gjithashtu, qytetarët inkurajohen që të raportojnë çdo rast të hedhjes së mbeturinave apo ndotjes së hapësirave publike.

Gostivari është shtëpia jonë e përbashkët, prandaj ruajtja e një mjedisi të pastër, të shëndetshëm dhe të sigurt është përgjegjësi e përbashkët e secilit prej nesh.

Komuna mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për një qytet më të pastër dhe më të rregullt.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun