Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Sektori për Investim dhe Zhvillim të Komunës

Punët në këtë sektor kryhen në dy departamente, ndër të cilat:

Departamenti për Investime

Merret me hulumtimin e projekteve, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve infrastrukturore dhe kapitale, si dhe me monitorimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve të ndryshme.

Përgjegjësitë kryesore

  • Ndjek rregullativën ligjore për financimin e projekteve me karakter lokal
  • Kryen kërkime në territorin e Komunës dhe evidenton nevojat për investime
  • Bashkëpunon me drejtorinë për vetëqeverisje lokale dhe pranon kërkesa nga qytetarët për investime të mundshme
  • Analizon situatën dhe realizon vlerësim financiar për investimet
  • Siguron dhe identifikon donatorë potencialë
  • Ndjek fondet e disponueshme nga kompani vendase dhe të huaja
  • Përpilon projekte të plota për sektorët që kërkojnë investime
  • Aplikon tek investitorët vendas dhe të huaj
  • Realizon programim për fondet IPA
  • Monitoron dhe analizon kushtet në menaxhimin e tokës ndërtimore dhe propozon përmirësime
  • Merr pjesë në përgatitjen e programit vjetor për rregullimin e tokës ndërtimore
  • Siguron realizimin e programit vjetor për tokën ndërtimore
  • Realizon projekte ndërtimore nga Programi dhe Buxheti vjetor, kur nuk janë realizuar nga sektorët kompetentë
  • Përgatit dokumentacion ndërtimor dhe financiar për projekte infrastrukturore dhe objekte kapitale
  • Kujdeset për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik
  • Merr pjesë në përgatitjen e detyrave të projektit
  • Përgatit prokurime publike për objekte infrastrukturore dhe komerciale
  • Monitoron investimet dhe merr pjesë në përzgjedhjen e kontraktorëve

Departamenti për Zhvillim Ekonomik Vendor, Eurointegrime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

Ky departament merret me zhvillimin ekonomik lokal, proceset e eurointegrimeve dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të komunës.

Përgjegjësitë kryesore

Zhvillimi strategjik dhe ekonomik

  • Inicion, organizon dhe koordinon aktivitetet për zhvillimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e strategjive dhe programeve për zhvillim ekonomik lokal
  • Harmonizon planet ekzistuese me dokumentet strategjike rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Harton dhe propozon programe vjetore për zhvillimin e sektorit të OJQ-ve
  • Harton dhe propozon programe vjetore për bashkëpunim ndërkombëtar
  • Merr pjesë në zhvillimin e aplikacioneve për fondacione vendase dhe të huaja
  • Përgatit planin strategjik të Komunës së Gostivarit
  • Bashkëpunon me organet kompetente në hartimin dhe monitorimin e planit strategjik
  • Përgatit analiza dhe informacione për zbatimin e prioriteteve strategjike
  • Studion dhe zbaton aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e planifikimit strategjik

Politika ekonomike dhe zhvillimi lokal

  • Përcakton prioritetet zhvillimore dhe strukturore të komunës
  • Propozon dhe zbaton masa për politikën ekonomike lokale
  • Mbështet zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrjes
  • Koordinon aktivitetet për sigurimin dhe menaxhimin e donacioneve zhvillimore
  • Monitoron gjendjen ekonomike në komunë
  • Përgatit informacione për zhvillimin ekonomik lokal
  • Propozon masa për zhvillimin e bujqësisë, tregtisë, hotelierisë, zejtarisë dhe turizmit
  • Nxit bashkëpunimin me kompani shoqërisht të përgjegjshme

Bashkëpunimi me sektorin civil dhe biznesin

  • Mban evidencë të personave juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në komunë
  • Zbaton procedurat për regjistrimin e veprimtarive në shkallë të vogël (tregtare, turistike dhe hotelierike)
  • Vendos dhe koordinon bashkëpunimin me shoqatat e qytetarëve, fondacionet dhe organizatat e tjera
  • Monitoron aktivitetin e organizatave në territorin e komunës dhe jashtë saj
  • Propozon masa për përfshirjen e tyre në hartimin e dokumenteve strategjike
  • Mbështet aktivitetet e sektorit civil

Bashkëpunimi ndërkombëtar

  • Vendos, zhvillon dhe mirëmban bashkëpunimin me komuna të tjera, donatorë dhe organizata ndërkombëtare
  • Propozon programe vjetore dhe afatmesme për bashkëpunim me komuna simotra
  • Bashkëpunon me organizata ndërkombëtare të bashkësive lokale
  • Organizon takime me përfaqësues ndërkombëtarë
  • Ndërmerr aktivitete për anëtarësimin e komunës në organizata ndërkombëtare
  • Jep mendim dhe monitoron marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar
  • Realizon projekte me komuna simotra dhe partnerë ndërkombëtarë
  • Përgatit dhe paraqet projekt-propozime për donatorë dhe kreditorë të huaj

Eurointegrimet dhe fondet e BE-së

  • Merr pjesë në përgatitjen dhe vlerësimin e dokumentacionit për donatorët ndërkombëtarë
  • Koordinon aktivitetet për realizimin e projekteve të financuara nga donatorë të huaj
  • Ofron informacione për politikat evropiane relevante
  • Propozon masa për ngritjen e kapaciteteve administrative sipas legjislacionit evropian
  • Organizon dhe merr pjesë në tryeza dhe konferenca për zhvillimin e legjislacionit vendor
  • Ndihmon në shfrytëzimin e fondeve strukturore evropiane dhe programeve të BE-së
  • Siguron komunikim me institucionet për çështje evropiane (si SÇE, Komisioni Evropian etj.)
  • Menaxhon fondet e para-anëtarësimit të BE-së (IPA) në bashkëpunim me njësitë përkatëse

Të tjera

  • Kryen edhe punë të tjera që i caktohen nga Këshilli dhe Kryetari i Komunës

Organogrami i sektori

Për kontakt lidhur me aktivitetet e Sektorit për Investime dhe Zhvillim ju lutemi drejtohuni tek personat zyrtarë për ndërmjetësim.

Shpend Imeri

Udhëheqës i Sektorit për Investime dhe Zhvillim

shpend.imeri@gostivari.gov.mk