26/10/2026
Raporti javor nga testi laboratorik i ujit

Ndërmarrja Publike “Komunalec” – Gostivar njofton qytetarët se rezultatet e analizave laboratorike të pranuara më datë 26.10.2026 dëshmojnë sigurinë e plotë të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit publik.
Në bazë të raporteve zyrtare të pranuara nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë – Njësia Rajonale Gostivar, mostrat e analizuara dëshmojnë në mënyrë të përsëritur se uji vazhdon të plotësojë të gjitha standardet fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, duke mbetur në përputhje të plotë me normat ligjore për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.
Procesi i marrjes së mostrave është kryer në pikat e mëposhtme të rrjetit shpërndarës:
• Rezervuari 1 – Zdunjë
• Rezervuari 2 – Zdunjë
• Lagja Mllaki
• Çezma e Xhamisë Lagja e Re
• Çezma publike – varrezat Banjicë e Poshtme
Për të gjitha mostrat e sipërpërmendura, referuar parametrave të karakteristikave higjieno-teknike, konstatohet përputhshmëri absolute me kriteret e përcaktuara për konsum të sigurt.
NP “Komunalec” – Gostivar ju siguron se monitorimi dhe kontrolli i cilësisë së ujit do të vazhdojë rregullisht, përmes marrjes së mostrave ditore dhe analizave rigoroze, për të garantuar një furnizim të sigurt për të gjithë qytetarët.
Në interes të transparencës institucionale dhe informimit të drejtë të publikut, bashkëngjitur këtij njoftimi zyrtar gjenden edhe rezultatet e analizave laboratorike.
Ju mund t’i shqyrtoni ato përmes togëzës së mëposhtme.
https://komunalecgostivar.gov.mk/sq/news/243
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

27/10/2026
Shpallje Interne për plotësimin e vendeve të punës përmes avancimit të nëpunësve administrativë në Komunën e Gostivarit

22/10/2026
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, merr pjesë në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”
