20/10/2026
Fillon asfaltimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës „Ilija Anteski Smok“, në një gjatësi prej 200 metrash, në segmentin nga ura deri te ura e trenave.
Me realizimin e këtij projekti synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe lehtësimi i qarkullimit për banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që frekuentojnë këtë segment.
Komuna e Gostivarit vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.


Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

20/10/2026
Analizat laboratorike konfirmojnë cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm
Ndërmarrja Publike "Komunalec" - Gostivar njofton qytetarët se rezultatet e analizave laboratorike të pranuara më datë 19.10.2026 dëshmojnë sigurinë e plotë të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit publik. Në bazë të raporteve zyrtare të pranuara nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë - Njësia Rajonale Gostivar, mostrat e analizuara dëshmojnë në mënyrë të përsëritur…

20/10/2026
“Dance-Theater” në Gostivar: Art dhe ndërgjegjësim për parandalimin e dhunës në shkolla
Sot, në mjediset e Komunës së Gostivarit, Ambasada e Parë e Fëmijëve "Megjashi", në bashkëpunim me SHMK Gostivar dhe Gjimnazin "Josip Broz Tito" të Shkupit, zhvilluan aktivitetin "Dance-Theater" për sensibilizimin dhe parandalimin e dhunës në shkolla.Këtë aktivitet e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat…

18/10/2026
Komuna e Gostivarit ndërmerr aksion për largimin e veturave të avarisuara nga hapësirat publike
Inspektorati i Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me ndërmarrjen publike „Parking dhe Gjelbërim“, ka realizuar një aksion me qëllim të evidentimit dhe menaxhimit të veturave të avarisuara që qëndrojnë në hapësirat publike. Me këtë rast, u bëhet apel pronarëve të veturave të avarisuara që t’i largojnë ato nga hapësirat publike, në mënyrë që të kontribuojmë…