20/10/2026
“Dance-Theater” në Gostivar: Art dhe ndërgjegjësim për parandalimin e dhunës në shkolla

Sot, në mjediset e Komunës së Gostivarit, Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi”, në bashkëpunim me SHMK Gostivar dhe Gjimnazin “Josip Broz Tito” të Shkupit, zhvilluan aktivitetin “Dance-Theater” për sensibilizimin dhe parandalimin e dhunës në shkolla.
Këtë aktivitet e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat e dhunës, të nxisë empatinë, solidaritetin dhe respektin e ndërsjellë, si dhe të promovojë një mjedis më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë.
Komuna e Gostivarit e vlerëson rëndësinë e iniciativave që, përmes artit, kulturës dhe përfshirjes së të rinjve, kontribuojnë në zhvillimin e vetëdijes shoqërore dhe në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Mbetemi të përkushtuar për të nxitur iniciativa që promovojnë mirëqenien e të rinjve, barazinë dhe bashkëjetesën në komunitet.




Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

20/10/2026
Fillon asfaltimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar

20/10/2026
Analizat laboratorike konfirmojnë cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm
