Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

18/10/2026

Komuna e Gostivarit ndërmerr aksion për largimin e veturave të avari­suara nga hapësirat publike

Inspektorati i Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me ndërmarrjen publike „Parking dhe Gjelbërim“, ka realizuar një aksion me qëllim të evidentimit dhe menaxhimit të veturave të avari­suara që qëndrojnë në hapësirat publike.

Me këtë rast, u bëhet apel pronarëve të veturave të avari­suara që t’i largojnë ato nga hapësirat publike, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në shfrytëzimin sa më të mirë të pronës publike dhe lirimin e vendeve të parkimit për qytetarët.

Bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për ruajtjen e hapësirave të përbashkëta dhe krijimin e një ambienti më të rregullt e më funksional për të gjithë.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun

LAJMET

Lajmet më të Reja

Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

Shiko të gjitha