Firma “Kartel” e Irfan Jasharit bllokon xhiro-llogarinë e gjimnazit të Gostivarit për borxhet e krijuara nga Nevzat Bejta, kërkon edhe kamatë

Firma private “Kartel” nga Gostivari, e njohur si një ndër firmat më të afërta me ish kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka bllokuar xhiro-llogarinë e SHMK “Gostivar” duke pamundësuar kështu funksionimin normal të këtij institucioni arsimor me numër më të madh të nxënësve në Gostivar. Kjo si pasojë e borxheve të krijuara për ndërtimin e sallës sportive të kësaj shkolle gjatë mandatit 2005-2009 në kohën kur me komunën e Gostivarit ka menaxhuar Nevzat Bejta.

Irfan Jashari i “Kartel-it”kishte mundësinë që borxhin e krijuar ta kërkojë në mandatet 2005-2009 dhe 2013-2017 kur në krye të komunës ishte vetë Nevzat Bejta, si porositës i punëve, por borxhin e kërkon pas 10 e më shumë vitesh, me të vetmin qëllim që të bllokojë punën e një strukture udhëheqëse komunale,e cila timonin e komunës e mori me vullnetin e lirë të qytetarëve edhe krahas asaj që i gjithë aparati shtetëror u mobilizua që të pengohet një gjë e tillë.

Ia bëjmë me dije Irfanit të Kartelit dhe bosit të tij, qytetarit N.B. se duke bllokuar xhiro-llogarinë e gjimnazit, pengon funksionimin normal të kësaj shkolle dhe pengon vullnetin e kuadrit arsimor, prindërve dhe mijëra nxënësve për të kthyer imazhin e gjimnazit të Gostivarit si një shkollë elitare siç ishte dikur.

Shërbimi për informim