30/10/2026
Politika e Privatësisë
1. Të përgjithshme
Komuna e Gostivarit e respekton privatësinë tuaj dhe kujdeset që të dhënat tuaja personale të përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente. Kjo politikë shpjegon si i përpunojmë të dhënat personale kur vizitoni faqen tonë të internetit, kur na kontaktoni ose kur na drejtoheni me kërkesë.
Të dhënat përpunohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 42/2020, 294/2021 dhe 101/2025) dhe me aktet nënligjore të tij.
Kjo politikë vlen për faqen gostivari.gov.mk dhe për të gjitha nëndomenet e saj.
2. Kontrolluesi i të dhënave personale
Kontrollues i të dhënave tuaja personale është:
Komuna e Gostivarit
Bul. “Vëllezërit Gjinoski” nr. 61, 1230 Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut
Telefon: +389 (0) 42 214 600
Email: info@gostivari.gov.mk
Web: gostivari.gov.mk
3. Oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale
Për çdo pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ose për ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të kontaktoni oficerin për mbrojtjen e të dhënave personale të Komunës së Gostivarit:
Senad Asani
Email: senad.asani@gostivari.gov.mk
Telefon: +389 (0) 42 214 600
4. Kategoritë e personave, të dhënat që përpunojmë dhe si i mbledhim
Përpunojmë të dhëna personale për këto kategori personash:
- vizitorët e faqes gostivari.gov.mk;
- qytetarët dhe personat juridikë që na kontaktojnë përmes formularit të kontaktit, me email, me postë ose në telefon;
- parashtruesit e kërkesave për qasje të lirë në informacione me karakter publik;
- parashtruesit e kërkesave, ankesave, parashtresave dhe iniciativave drejtuar Komunës.
4.1. Të dhëna që na i jepni vetë
Kur plotësoni formularin e kontaktit përpunojmë:
- emrin dhe mbiemrin;
- adresën e email-it;
- numrin e telefonit;
- përmbajtjen e mesazhit.
Kur parashtroni kërkesë për qasje në informacione me karakter publik, ose kërkesa dhe parashtresa të tjera, mund të përpunojmë edhe adresën, nënshkrimin dhe të dhëna të tjera që i jepni vetë ose që kërkohen me ligj për procedurën përkatëse.
Ju lutemi mos na dërgoni më shumë të dhëna personale sesa nevojiten për kërkesën tuaj.
4.2. Të dhëna që mblidhen automatikisht (të dhëna navigimi)
Kur vizitoni faqen, serveri regjistron automatikisht të dhëna teknike:
- adresën IP;
- llojin e pajisjes dhe sistemin operativ;
- llojin dhe versionin e shfletuesit;
- faqet e vizituara, datën dhe orën e vizitës;
- faqen nga e cila keni ardhur (URL referuese).
Këto të dhëna përdoren vetëm për funksionimin teknik dhe sigurinë e faqes. Nuk përdoren për t’ju identifikuar dhe nuk ndahen me palë të treta, përveç kur ligji e kërkon.
4.3. Kanalet përmes të cilave mbledhim të dhëna
- faqja e internetit dhe formulari i kontaktit;
- emaili (info@gostivari.gov.mk dhe adresat e tjera zyrtare @gostivari.gov.mk);
- posta dhe arkivi i Komunës;
- telefoni;
- drejtpërdrejt, në zyrat e Komunës.
5. Qëllimet dhe bazat ligjore të përpunimit
| Qëllimi | Baza ligjore |
|---|---|
| Përgjigjja ndaj pyetjeve dhe mesazheve tuaja | Kryerja e punëve me interes publik dhe e kompetencave të Komunës; pëlqimi juaj kur na kontaktoni vullnetarisht |
| Shqyrtimi i kërkesave për qasje të lirë në informacione me karakter publik | Detyrim ligjor sipas Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik |
| Shqyrtimi i kërkesave, ankesave, parashtresave dhe iniciativave | Kryerja e kompetencave ligjore sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjeve të tjera |
| Funksionimi dhe siguria e faqes | Interesi legjitim / interesi publik për sigurinë e sistemeve informatike |
Komuna nuk i përdor të dhënat tuaja për marketing, nuk i shet dhe nuk merr vendime të automatizuara apo profilizim në bazë të tyre.
6. Marrësit e të dhënave
Të dhënat tuaja mund t’i shohin vetëm këta:
- punonjësit e autorizuar të Komunës së Gostivarit, vetëm në masën që u nevojitet për kryerjen e detyrave të tyre;
- përpunuesit, ofrues shërbimesh që përpunojnë të dhëna në emër të Komunës dhe sipas udhëzimeve të saj, me detyrim për t’i mbrojtur ato:
- MKhost (Shkup): hostimi i faqes së internetit;
- Google Ireland Limited (Google Workspace): shërbimi i postës elektronike zyrtare;
- gjykatat, organet e ndjekjes dhe institucionet e tjera shtetërore, vetëm kur e kërkojnë në kuadër të kompetencave të tyre dhe ka bazë ligjore për këtë.
7. Transferimi i të dhënave jashtë vendit
Për shërbimin e postës elektronike Komuna përdor Google Workspace, prandaj disa të dhëna mund të përpunohen në serverë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian ose në vende të tjera. Këto transferime bëhen vetëm me garanci të përshtatshme mbrojtjeje, si klauzolat standarde kontraktuale, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
8. Afati i ruajtjes
- Mesazhet nga formulari i kontaktit dhe me email ruhen aq sa nevojitet për t’ju përgjigjur dhe për të përfunduar çështjen, e më pas sipas rregullave për punën e zyrës dhe arkivit.
- Kërkesat për qasje në informacione, kërkesat, ankesat dhe parashtresat ruhen sipas afateve të përcaktuara me ligj dhe me listën e materialeve arkivore të Komunës.
- Të dhënat e navigimit (log-et e serverit) fshihen automatikisht pas një periudhe të shkurtër, përveç kur nevojiten më gjatë për hetimin e një incidenti sigurie (p.sh. sulm ose virus).
Pas skadimit të afatit, të dhënat fshihen ose anonimizohen.
9. Siguria e të dhënave
Komuna zbaton masa teknike dhe organizative për t’i mbrojtur të dhënat tuaja nga qasja e paautorizuar, humbja, ndryshimi apo keqpërdorimi, përfshirë:
- lidhjen e enkriptuar (HTTPS/SSL) në të gjithë faqen;
- qasjen e kufizuar vetëm për personat e autorizuar;
- kopjet rezervë (backup) të rregullta;
- përditësimin e rregullt të sistemeve dhe mbrojtjen nga sulmet.
10. Të drejtat tuaja
Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, keni këto të drejta:
- e drejta për informim për përpunimin e të dhënave tuaja;
- e drejta e qasjes në të dhënat tuaja dhe e marrjes së një kopjeje të tyre;
- e drejta e korrigjimit të të dhënave të pasakta ose të paplota;
- e drejta e fshirjes (“e drejta për t’u harruar”), kur nuk ka më bazë ligjore për përpunimin;
- e drejta e kufizimit të përpunimit;
- e drejta e bartjes së të dhënave, kur përpunimi bazohet në pëlqim dhe bëhet në mënyrë të automatizuar;
- e drejta e kundërshtimit të përpunimit;
- e drejta e tërheqjes së pëlqimit në çdo kohë, kur përpunimi bazohet në pëlqim. Tërheqja nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të bërë para saj.
Disa nga këto të drejta mund të kufizohen kur të dhënat përpunohen për përmbushjen e një detyrimi ligjor ose për kryerjen e punëve me interes publik.
Kërkesën për ushtrimin e të drejtave mund ta dërgoni me email te oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale në senad.asani@gostivari.gov.mk, te info@gostivari.gov.mk, ose me postë në adresën e Komunës. Do t’ju përgjigjemi brenda afatit të përcaktuar me ligj.
11. E drejta për ankesë
Nëse mendoni se të dhënat tuaja personale përpunohen në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të parashtroni kërkesë për përcaktimin e shkeljes te Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale:
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Bul. “Goce Dellçev” nr. 18, 1000 Shkup
Telefon: +389 2 3230 635
Email: info@privacy.mk
Web: azlp.mk
12. Të miturit
Faqja nuk u drejtohet fëmijëve. Për fëmijët nën 14 vjeç, të dhënat personale i jep prindi ose kujdestari ligjor.
13. Cookies
Faqja përdor vetëm cookies të nevojshme për funksionimin e saj. Informacion i detajuar gjendet në Politikën e Cookies.
14. Lidhjet drejt faqeve dhe shërbimeve të tjera
Faqja përmban lidhje drejt shërbimeve dhe faqeve të tjera, si GIS, e-Leje Ndërtimi, e-Urbanizëm, Google Maps, Facebook dhe Instagram. Kur i hapni ato, largoheni nga faqja jonë, dhe për përpunimin e të dhënave atje vlejnë politikat e privatësisë të atyre faqeve. Ju këshillojmë t’i lexoni.
15. Ndryshimet e politikës
Komuna e Gostivarit mund ta ndryshojë këtë politikë kur ndryshon legjislacioni ose mënyra e përpunimit të të dhënave. Versioni në fuqi publikohet gjithmonë në këtë faqe, bashkë me datën kur ka hyrë në fuqi.
16. Kontakt
Për çdo pyetje në lidhje me këtë politikë mund të na kontaktoni në info@gostivari.gov.mk, në telefon +389 (0) 42 214 600, ose në adresën Bul. “Vëllezërit Gjinoski” nr. 61, 1230 Gostivar.