11/11/2026
Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve 2026” në Rajonin e Pollogut

Komuna e Gostivarit është shpallur “Qytet Mik i të Rinjve 2026” (Youth Friendly Town 2026) në Rajonin e Pollogut. Çmimin e pranoi sot Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani.
Ky vlerësim vjen pas një hulumtimi të strukturuar në nivel nacional, i cili analizoi si e zbatojnë komunat Ligjin për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Çmimi i jepet Gostivarit për angazhimin e tij në krijimin e mundësive, hapësirave dhe mekanizmave që i përfshijnë të rinjtë në jetën publike dhe në vendimmarrje.
Duke e pranuar çmimin, Kryetari Limani deklaroi:
“Është nder i veçantë që sot të pranoj çmimin ‘Qytet Mik i të Rinjve 2026’ për Gostivarin. Ky është një konfirmim i përkushtimit tonë, por edhe motiv shtesë për të vazhduar investimet në mundësi, hapësira dhe mekanizma që fuqizojnë zërin e të rinjve në vendimmarrje dhe në zhvillimin lokal.”
Komuna e Gostivarit falënderon organizatorët, Koalicionin SEGA dhe Qendrën Rinore Ohër. Falënderon gjithashtu partnerët: Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, UNDP-në, UNFPA-në, RYCO-n dhe OSBE-në. Komuna mbetet e përkushtuar të vazhdojë politikat që i vendosin të rinjtë në qendër të zhvillimit të qytetit.
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

10/11/2026
Vendim për zgjedhje sipas shpalljes interne nr. 02/2026

10/11/2026
Projekti urbanistik në f. Çegran – Idriz Aziri 2
