LISTA E INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK NË KOMUNËN E GOSTIVARIT
Informacionet me karakter publik të Komunës së Gostivarit përfshijnë vendime, aktvendime, programe, strategji dhe konkluzione të Këshillit të Komunës, si dhe të dhëna nga puna e Komisioneve dhe organeve të posaçme. Gjithashtu përfshihen akte, plane, vendime dhe programe nga Kryetari i Komunës, si dhe qëndrime dhe mendime të ndryshme të nxjerra gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.
Administrata komunale ofron informacione për çështje juridike dhe të përgjithshme, veprimtari publike dhe prokurime, si dhe për fushat e urbanizmit, mbrojtjes së mjedisit jetësor, komunikacionit, veprimtarive komunale, zhvillimit ekonomik lokal dhe teknologjisë informative. Përfshihen gjithashtu plane, dokumentacion urbanistik, iniciativa, programe dhe dokumente strategjike të ndryshme, si dhe informacione nga shërbimet inspektuese.
Njësitë për Çështje Financiare dhe ato të mbikëqyrjes, revizionit, burimeve njerëzore dhe zjarrfikësve ofrojnë të dhëna për buxhetin, tatimet, vendimet financiare dhe veprimtaritë e tyre të përditshme. Informacionet lidhur me menaxhimin e cilësisë përfshijnë harta shërbimesh, formularë, rezultate nga auditimet dhe kontrollet, si dhe matjen e nivelit të kënaqësisë së qytetarëve.
1. Informacione për punën e Këshillit të Komunës së Gostivarit
-
Vendime, aktvendime, konkluzione, iniciativa, rekomandime
-
Programe-propozime, programe, strategji, qëndrime
-
Informacione nga puna e Komisioneve dhe organeve të posaçme të Këshillit të Komunës së Gostivarit (propozime, konkluzione, mendime, qëndrime)
2. Informacione për punën e Këshillit të Komunës së Gostivarit
-
Vendime, aktvendime, konkluzione, iniciativa, rekomandime
-
Programe-propozime, programe, strategji, qëndrime
-
Informacione nga puna e Komisioneve dhe organeve të posaçme të Këshillit të Komunës së Gostivarit (propozime, konkluzione, mendime, qëndrime)
3. Informacione nga puna e administratës komunale të Komunës së Gostivarit
Informacione për punën e sektorit për çështje juridike dhe të përgjithshme, veprimtari publike dhe prokurime publike
-
Akte, konkluzione, vendime, aktvendime, plane, programe në fushën e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale, shëndetësisë, rinisë dhe sportit, si dhe bashkëpunimit me organizata joqeveritare dhe fondacione
-
Informacione për prokurime publike
Informacione për punën e sektorit për urbanizëm, mbrojtje të mjedisit jetësor, veprimtari komunale, komunikacion, rrugë, zhvillim ekonomik lokal dhe teknologji informative
-
Plani i Përgjithshëm Urbanistik për qytetin e Gostivarit
-
Plane të Detajuara Urbanistike (PDU)
-
Dokumentacion urbanistik për vendbanime
-
Dokumentacion urbanistik për ofrimin e shërbimeve
-
Iniciativa, programe dhe plane për përgatitjen e PDU-ve të reja
-
Akte, plane, programe në fushën e veprimtarive komunale
-
Akte, vendime, plane, programe në fushën e komunikacionit
-
Plane, programe dhe dokumente strategjike në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor
-
Informacione, qëndrime dhe mendime nga fusha e punës së shërbimeve inspektuese
-
Dokumente strategjike, plane, programe, akte dhe informacione në fushën e zhvillimit ekonomik lokal
-
Dokumente strategjike, plane, programe, akte dhe informacione në fushën e teknologjisë informative
-
Informacione për punën e njësive nën kompetencë të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Komunës
Informacione për punën e Njësisë për Çështje Financiare
-
Buxheti i Komunës së Gostivarit
-
Vendime lidhur me miratimin e Buxhetit të Komunës
-
Projekt-buxheti i Komunës së Gostivarit
-
Raporti vjetor për llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës
-
Vendime lidhur me përcaktimin e lartësisë dhe normave të tatimit në pronë, tatimit mbi trashëgiminë dhe dhuratën, tatimit mbi qarkullimin e pasurive të paluajtshme dhe taksave komunale
Informacione për punën e njësive të tjera
- Informacione për punën e Njësisë për Mbikëqyrje Inspektuese
- Informacione për punën e Njësisë për Revizion të Brendshëm
- Informacione për punën e Njësisë për Burime Njerëzore
- Informacione për punën e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Gostivari
4. Informacione të lidhura me sistemin e menaxhimit të cilësisë
-
Harta e shërbimeve me informacione për procedurën dhe të dhënat kontaktuese të zyrtarëve përgjegjës
-
Formularë/forma
-
Informacione për matjen e nivelit të kënaqësisë së qytetarëve
-
Informacione për rezultatet nga auditimet dhe kontrollet e kryera
-
Informacione për mbrojtjen e mjedisit jetësor