20/11/2026
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij mori pjesë në aktivitetin me moton „Shkenca – aty ku dija ndërton një të ardhme më të mirë!“, organizuar nga Shkolla e Mesme Komunale e Mjekësisë në Gostivar, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim. Kryetarin Limani në këtë aktivitet e mirëpriti drejtori i shkollës, Semir Sejdini.
Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit e shkollës prezantuan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë procesit mësimor, përmes demonstrimeve dhe prezantimeve praktike para bashkëmoshatarëve, mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal.
Me këtë rast, kryetari Limani përgëzoi nxënësit dhe stafin e shkollës, si dhe drejtorin Semir Sejdini, për organizimin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në nxitjen e kureshtjes shkencore, kreativitetit dhe zhvillimit të aftësive praktike te të rinjtë.
Ai theksoi se Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar për të mbështetur nxënësit dhe të rinjtë e qytetit në çdo sferë të zhvillimit të tyre, duke përfshirë arsimin, shkencën, inovacionin dhe krijimtarinë. Limani u shpreh se do të vazhdojë mbështetja institucionale për iniciativa dhe aktivitete që nxisin interesimin e të rinjve për shkencën, zhvillimin e talenteve dhe shfrytëzimin e potencialit të tyre, si kontribut i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.
Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim shënohet çdo vit në muajin nëntor, nën kujdesin e UNESCO-s, me qëllim të promovimit të rolit të shkencës në shoqëri dhe të inkurajimit të të rinjve për t’u angazhuar në kërkime shkencore, inovacion dhe krijimin e zgjidhjeve për një të ardhme më të mirë.


Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

20/11/2026
Miratimi i PU-së me parcealizim në Bllokun 8 për PN 8.186-2

20/11/2026
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
