Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

13/02/2026

Ambasadori i Turqisë viziton kryetarin Limani, sinjal i fuqizimit të bashkëpunimit me Gostivarin

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në kuadër të vizitës së tij të parë urimi pas marrjes së mandatit nga kryetari Limani.

Gjatë takimit, kryetari Limani shprehu mirënjohjen për vizitën e ambasadorit, duke e cilësuar atë si dëshmi të marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore që Komuna e Gostivarit kultivon me Republikën e Turqisë. Ai theksoi se kjo vizitë përbën një bazë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, përfshirë kulturën, sportin, arsimin, si dhe shkëmbimin ekonomik dhe nxitjen e projekteve për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Nga ana e tij, ambasadori Ulusoy e uroi kryetarin Limani për fitoren dhe marrjen e detyrës, duke nënvizuar se Turqia dhe Gostivari ndajnë vlera, histori dhe interesa të përbashkëta, të cilat mund të shfrytëzohen si potencial për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në kuadër të vizitës, kryetari Limani dhe ambasadori Ulusoy vizituan shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar, institucion ku një numër i konsiderueshëm nxënësish ndjekin mësimin në gjuhën turke. Vizita u vlerësua si një sinjal i rëndësishëm i përkushtimit ndaj arsimit, ruajtjes së diversitetit kulturor dhe përforcimit të lidhjeve mes komuniteteve.

Komuna e Gostivarit vazhdon të promovojë dialogun ndërkulturor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e projekteve që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun