02/11/2026
Raporti javor nga testi laboratorik i ujit – 02.11.2026

Ndërmarrja Publike „Komunalec” – Gostivar njofton qytetarët se rezultatet e analizave laboratorike, të pranuara më datë 30.10.2026, dëshmojnë sigurinë e plotë të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit publik.
Në bazë të raporteve zyrtare të pranuara nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë – Njësia Rajonale Gostivar, mostrat e analizuara konfirmojnë edhe një herë se uji vazhdon të plotësojë të gjitha standardet fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, duke qenë në përputhje të plotë me normat ligjore për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.
Procesi i marrjes së mostrave është kryer në pikat e mëposhtme të rrjetit shpërndarës:
- Pompa e benzinës Makpetrol – Rruga JNA
- Gjimnazi – Lagjja Dutllok
- Çezma publike para Komunës së Gostivarit
Për të gjitha mostrat e analizuara, bazuar në parametrat higjieno-teknikë, është konstatuar përputhshmëri e plotë me kriteret e përcaktuara për konsum të sigurt.
NP „Komunalec” – Gostivar siguron qytetarët se monitorimi dhe kontrolli i cilësisë së ujit do të vazhdojnë rregullisht, përmes marrjes së mostrave ditore dhe analizave rigoroze, me qëllim garantimin e furnizimit të sigurt me ujë për të gjithë qytetarët.
Në interes të transparencës institucionale dhe informimit të drejtë të publikut, bashkëngjitur këtij njoftimi gjenden edhe rezultatet e analizave laboratorike.
Rezultatet e analizave mund t’i shqyrtoni në linkun e mëposhtëm:
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

03/11/2026
Projekti Urbanistik me parcealizim te Bllok 20 ( Shpëtim dhe Shpend Imeri)

28/10/2026
Vërtetim për miratimin e Projektit Urbanistik me plan për parcelizim – Blloku 24, KK Gostivar 1
