Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

13/02/2026

Fillon rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për rikonstruktimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, me fokus të veçantë në sanimin e gropave dhe dëmtimeve të rrugëve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Këto ndërhyrje janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës për përmirësimin e kushteve të lëvizjes, si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe më funksional për qytetarët.

Komuna apelon për mirëkuptim nga qytetarët gjatë zhvillimit të punimeve dhe fton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe regjimin e përkohshëm të qarkullimit në zonat ku realizohen ndërhyrjet.

Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme dhe zhvillimin urban të qytetit.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun