13/02/2026
Inspektorati komunal ndërmerr aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit informal

Inspektorati i Komunës së Gostivarit gjatë këtyre ditëve ka ndërmarrë aksion për largimin e shitësve informal që veprojnë në mënyrë të jashtëligjshme dhe që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, me qëllim lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike.

Ky aksion ka për synim përmirësimin e rendit urban, sigurinë dhe qasjen e papenguar për të gjithë qytetarët, veçanërisht për këmbësorët dhe personat me nevoja të veçanta.
Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa Komuna e Gostivarit u bën apel të gjitha bizneseve që të tregojnë përgjegjësi, t’i mbajnë mallrat e tyre brenda objekteve afariste dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë në hapësirat publike.
Komuna mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik në interes të qytetarëve.

Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

03/11/2026
Projekti Urbanistik me parcealizim te Bllok 20 ( Shpëtim dhe Shpend Imeri)

02/11/2026
Raporti javor nga testi laboratorik i ujit – 02.11.2026
