13/02/2026
Komuna e Gostivarit arrin marrëveshje me Sindikatën për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit

Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Valbon Limani, ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar për realizimin e pagesës së K-15 për të gjithë mësimdhënësit në territorin e komunës.
Edhe pse pagesa e K-15 nuk ka qenë obligim i drejtpërdrejtë ligjor i komunës në këtë fazë, udhëheqja komunale ka treguar vullnet dhe përgjegjësi institucionale për të gjetur një zgjidhje në interes të punëtorëve të arsimit dhe funksionimit të rregullt të institucioneve arsimore.
Në periudhën kur Qeveria ka lëshuar dotacionet për këtë qëllim, sipas afatit ligjor pagesa është dashur të realizohet deri më 31.12.2025. Megjithatë, në atë kohë Komuna e Gostivarit ka qenë nën drejtimin e një të besuari të Qeverisë, ndërsa dotacionet e lëshuara kanë qenë të destinuara vetëm për shkollat fillore, duke mos përfshirë institucionet e tjera arsimore. Kjo situatë ka ndikuar në mosrealizimin e pagesës brenda afatit të paraparë.
Pas marrjes së përgjegjësisë nga udhëheqja aktuale, është zhvilluar dialog konstruktiv me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar, duke rezultuar me një marrëveshje të dakorduar, sipas së cilës pagesa e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, përfshirë edhe ata të institucioneve që nuk kanë qenë të mbuluara me dotacione, do të realizohet sipas një dinamike të përcaktuar deri në fund të muajit prill të këtij viti.
Kryetari Valbon Limani theksoi se Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në respektimin e dialogut social, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit dhe menaxhimin e përgjegjshëm e transparent të financave publike, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

13/10/2026
Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas në kuadër të “Tetorit Rozë”

03/10/2026
Filluan punimet në Bulevardin “Goce Dellçev”!
