13/02/2026
Komuna e Gostivarit bëhet aksionare në KB “Gostivari”

Komuna e Gostivarit njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Basketbollit “Gostivari”, me të cilën Komuna zyrtarisht bëhet aksionare në klub.
Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm institucional në mbështetje të zhvillimit, stabilitetit dhe funksionimit afatgjatë të klubit, si dhe dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Komunës së Gostivarit për avancimin e sportit dhe kulturës sportive në qytet.
Marrëveshja përçon një mesazh të qartë se sporti në Gostivar ka mbështetje të qëndrueshme institucionale dhe se institucionet lokale janë të përkushtuara në ndërtimin e klubeve të forta, funksionale dhe me perspektivë.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar dhe do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e sportit dhe sportistëve në qytetin tonë.
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

03/11/2026
Projekti Urbanistik me parcealizim te Bllok 20 ( Shpëtim dhe Shpend Imeri)

02/11/2026
Raporti javor nga testi laboratorik i ujit – 02.11.2026
