Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

13/02/2026

Komuna e Gostivarit nis rikonstruktimin e rrugës “Borçe Jovanovski” në qendër të qytetit

Komuna e Gostivarit njofton se ka filluar sot rikonstruktimi i rrugës “Borçe Jovanovski”, një segment kyç në pjesën qendrore të qytetit. Projekti përfshin rikonstruktimin e plotë të segmentit rrugor në gjatësi prej 250 metrash, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sigurimin e kushteve optimale për këmbësorët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Ky ndërhyrje synon rritjen e sigurisë në komunikacion, eliminimin e dëmtimeve dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Komuna e Gostivarit apelon për mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve dhe siguron se të gjitha veprimet po kryhen në përputhje me standardet teknike, ndërsa projekti do të përfundojë brenda afateve të parashikuara.

Qytetarët janë të ftuar të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe të tregojnë kujdes të shtuar në zonat ku po zhvillohen punimet.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun