Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

23/09/2026

Limani: Ekspertët gjermanë sjallin përvoja dhe trajnime të reja për zjarrfikësit e Gostivarit

Ekspertë të zjarrfikjes dhe shpëtimit nga Oberhauzeni i Gjermanisë kanë mbërritur në Gostivar, me një mision të qartë – të vlerësojnë nga afër gatishmërinë dhe kapacitetet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit.

Bëhet fjalë për dy profesionistë me mbi 30 vite përvojë në këtë fushë, Michael Jendrian dhe Swen Züllighofen, të cilët gjatë vizitës do të analizojnë pajisjet, organizimin, procedurat e punës dhe nevojat për trajnim të zjarrfikësve të Gostivarit.

Kryetari i Komunës, Valbon Limani, paralajmëron se bashkëpunimi me Oberhauzenin mund të sjellë rekomandime konkrete, trajnime të përbashkëta dhe përmirësim të pajisjeve.

Sipas tij, vlerësimi profesional do të shërbejë si bazë për hartimin e një programi të strukturuar trajnimi dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të njësisë.

Vizita e ekspertëve mbështetet nga Engagement Global, me fonde të Shtetit Gjerman të Rhine-it Verior-Vestfalisë dhe Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun