23/09/2026
Limani pret ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: Thellim i bashkëpunimit ndërmjet Gostivarit dhe komunave të Kosovës

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot mirëpriti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij, z. Florian Qehaja.
Në takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave të Gostivarit dhe Kosovës, veçanërisht përmes shkëmbimit ekonomik, kapitalit njerëzor dhe forcimit të lidhjeve institucionale.
Kryetari Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka bashkëpunim të vazhdueshëm me komunat e Kosovës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një lidhje të natyrshme dhe të rëndësishme ndërmjet dy vendeve dhe komuniteteve.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet politike në rajon, rëndësinë e orientimit properëndimor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë kontekst, u theksua se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian është një vlerë e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Takimi u zhvillua në frymën e forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale të Gostivarit dhe Kosovës.
Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

13/10/2026
Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas në kuadër të “Tetorit Rozë”

03/10/2026
Filluan punimet në Bulevardin “Goce Dellçev”!
