20/11/2026
Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë. Në këtë aks rrugor, krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, po realizohet edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përmes një videoje nga aktivitetet ndërtimore në terren ka informuar për ecurinë e punimeve, duke theksuar se ato po zhvillohen me intensitet të lartë.
Aktualisht, punimet po zhvillohen në segmentin nga rrethrrotullimi pranë Qendrës për Kulturë deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës.
Ky projekt ka nisur që vitin e kaluar dhe realizohet në disa faza, duke filluar nga lagjja Maleardi. Një nga ndërhyrjet e rëndësishme në këtë fazë është ndërtimi i rrethrrotullimit të ri, i cili synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.
Faza përfundimtare e projektit parasheh ndërtimin e urës së re, si dhe zgjerimin e bulevardit deri te objekti i Gjykatës.
Për shkak të punimeve në terren, në segmentin ku po zhvillohen ndërhyrjet do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve. Komuna e Gostivarit u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e vendosura, si dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative aty ku është e mundur.
Nga Komuna kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e projektit.


Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

20/11/2026
Miratimi i PU-së me parcealizim në Bllokun 8 për PN 8.186-2

20/11/2026
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
