28/10/2026
Promovohet doracaku “Një Hapësirë – Shumë Botë” në Komunën e Gostivarit

Sot, në ambientet e Komunës së Gostivarit, u promovua doracaku “Një hapësirë – shumë botë”, i hartuar në kuadër të projektit CORDIAL, të realizuar nga Shoqata për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta “Lastovica” – Dega Gostivar.
Kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, iu dorëzua një kopje e doracakut dhe një mirënjohje si shenjë falënderimi për hapësirën e ofruar për realizimin e aktiviteteve të projektit, për mbështetjen, bashkëpunimin dhe njohjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara në komunën e Gostivarit.
Në takim morën pjesë koordinatorja e projektit, Ema Nedelkovska, dhe asistentja e projektit, Kristina Krushoracki, të cilat prezantuan rëndësinë e projektit dhe kontributin e tij në avancimin e gjithëpërfshirjes dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje aktive të personave me aftësi të kufizuara në bashkësinë lokale.


Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

28/10/2026
Vërtetim për miratimin e Projektit Urbanistik me plan për parcelizim – Blloku 24, KK Gostivar 1

27/10/2026
Shpallje Interne për plotësimin e vendeve të punës përmes avancimit të nëpunësve administrativë në Komunën e Gostivarit
