Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

Për çdo kërkesë, jemi në shërbimin tuaj!

+389 (0) 42 214 600

18/11/2026

Raporti javor nga testi laboratorik i ujit

Ndërmarrja Publike “Komunalec” – Gostivar njofton qytetarët se rezultatet e analizave laboratorike të pranuara më datë 17.11.2026 dëshmojnë sigurinë e plotë të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit publik.

Në bazë të raporteve zyrtare të pranuara nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë – Njësia Rajonale Gostivar, mostrat e analizuara dëshmojnë në mënyrë të përsëritur se uji vazhdon të plotësojë të gjitha standardet fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, duke mbetur në përputhje të plotë me normat ligjore për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

Procesi i marrjes së mostrave është kryer në pikat e mëposhtme të rrjetit shpërndarës:

  • Xhamija në rrugën JNA
  • Çezma publike – Komunës së Gostivarit
  • Fontana – Lagja Tullanë

Për të gjitha mostrat e sipërpërmendura, referuar parametrave të karakteristikave higjieno-teknike, konstatohet përputhshmëri absolute me kriteret e përcaktuara për konsum të sigurt.
NP “Komunalec” – Gostivar ju siguron se monitorimi dhe kontrolli i cilësisë së ujit do të vazhdojë rregullisht, përmes marrjes së mostrave ditore dhe analizave rigoroze, për të garantuar një furnizim të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në interes të transparencës institucionale dhe informimit të drejtë të publikut, bashkëngjitur këtij njoftimi zyrtar gjenden edhe rezultatet e analizave laboratorike.
Ju mund t’i shqyrtoni ato përmes togëzës së mëposhtme:
https://komunalecgostivar.gov.mk/sq/news/255

Shpërndaje lajmin:

Kopjo Linkun

LAJMET

Lajmet më të Reja

Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

18/11/2026

Përfundon rikonstruktimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“, vazhdojnë punimet në bulevardin „Vëllezërit Gjinovski“

Ka përfunduar rikonstruktimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar, në një gjatësi prej mbi 200 metrash, në segmentin nga ura e rrugës „Beliçica“ deri te ura e trenit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me video nga përfundimi i…

13/11/2026

Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026

Këshilli Komunal i Gostivarit miratoi njëzëri Rebalancin e Dytë të Buxhetit për vitin 2026 Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, me votat unanime të të gjithë këshilltarëve të pranishëm, u miratua Rebalanci i Dytë i Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2026. Me këtë rishikim buxhetor, buxheti i përgjithshëm i…

13/11/2026

Në Programin Zhvillimor, Gostivari planifikon 57 projekte infrastrukturore me vlerë mbi 1 miliard denarë për vitin 2027, me prioritet ujësjellësin

Këshilli i Komunës së Gostivarit ka miratuar sot, me unanimitet votash, Programin Zhvillimor për vitin 2027, ku një ndër prioritetet kryesore është përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës së ujësjellësit, si në qytet, ashtu edhe në vendbanimet rurale. Programi parasheh realizimin e gjithsej 57 projekteve infrastrukturore dhe investimeve në fusha…

Shiko të gjitha