13/02/2026
Vendosen kontejnerë për mbetje tekstile në shkollat e Gostivarit

Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me kompaninë EKO-TEKS Group, ka vendosur kontejnerë për mbetje tekstile në disa shkolla të qytetit të Gostivarit, me qëllim nxitjen e riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kjo iniciativë synon të rrisë vetëdijen e nxënësve dhe stafit arsimor për rëndësinë e menaxhimit të duhur të mbetjeve tekstile, duke kontribuar drejtpërdrejt në uljen e ndotjes dhe promovimin e kulturës së riciklimit që në moshë të hershme.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ndikojnë pozitivisht në mjedis dhe në edukimin ekologjik të gjeneratave të reja.

Shpërndaje lajmin:
LAJMET
Lajmet më të Reja
Shfletoni lajmet më të fundit dhe qëndroni të informuar me ngjarjet, njoftimet dhe informacionet e rëndësishme.

03/11/2026
Projekti Urbanistik me parcealizim te Bllok 20 ( Shpëtim dhe Shpend Imeri)

02/11/2026
Raporti javor nga testi laboratorik i ujit – 02.11.2026
