njoftime

13/02/2026
Inspektorati komunal nis masat ndëshkuese kundër hedhjes së mbeturinave në vende të papërshtatshme
Inspektorati i Komunës së Gostivarit ka filluar zbatimin e masave ndëshkuese, në përputhje me Ligjin për Pastërtinë Publike, ndaj të gjithë personave fizikë dhe juridikë që hedhin mbeturina në vende të papërcaktuara dhe ndotin hapësirat publike. Këto masa kanë për qëllim ruajtjen e rendit dhe pastërtisë në qytet, si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit,…

13/02/2026
Komuna e Gostivarit arrin marrëveshje me Sindikatën për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit
Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Valbon Limani, ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar për realizimin e pagesës së K-15 për të gjithë mësimdhënësit në territorin e komunës. Edhe pse pagesa e K-15 nuk ka qenë obligim i drejtpërdrejtë ligjor i komunës në këtë fazë,…

13/02/2026
Fillon rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore në Gostivar
Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për rikonstruktimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, me fokus të veçantë në sanimin e gropave dhe dëmtimeve të rrugëve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Këto ndërhyrje janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës për përmirësimin e…

13/02/2026
Kryetari Limani priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve dhe SOCIO
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të qytetit dhe Shoqatën per ofrimin e sherbimeve sociale - SOCIO. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin me komunën, si dhe për sfidat dhe kërkesat e pensionistëve, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së tyre. Komuna e…

13/02/2026
Komuna e Gostivarit bëhet aksionare në KB “Gostivari”
Komuna e Gostivarit njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Basketbollit “Gostivari”, me të cilën Komuna zyrtarisht bëhet aksionare në klub. Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm institucional në mbështetje të zhvillimit, stabilitetit dhe funksionimit afatgjatë të klubit, si dhe dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Komunës së Gostivarit për avancimin e sportit dhe…

13/02/2026
Vendosen kontejnerë për mbetje tekstile në shkollat e Gostivarit
Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me kompaninë EKO-TEKS Group, ka vendosur kontejnerë për mbetje tekstile në disa shkolla të qytetit të Gostivarit, me qëllim nxitjen e riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo iniciativë synon të rrisë vetëdijen e nxënësve dhe stafit arsimor për rëndësinë e menaxhimit të duhur të mbetjeve tekstile, duke kontribuar drejtpërdrejt në…

13/02/2026
Ambasadori i Italisë viziton Komunën e Gostivarit
Sot, Ambasadori i Republikës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, z. Paolo Palminteri, realizoi një vizitë përuruese në Komunën e Gostivarit, ku u prit nga kryetari i komunës, z. Valbon Limani. Gjatë takimit, ambasadori Palminteri ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Komunën e…

13/02/2026
Inspektorati komunal ndërmerr aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit informal
Inspektorati i Komunës së Gostivarit gjatë këtyre ditëve ka ndërmarrë aksion për largimin e shitësve informal që veprojnë në mënyrë të jashtëligjshme dhe që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, me qëllim lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike. Ky aksion ka për synim përmirësimin e rendit urban, sigurinë dhe qasjen e papenguar për të gjithë…