Urimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për Ditën e pavarësisë së SHBA-ve

Sot 246 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën pavarësinë e tyre, me çka triumfoi demokracia dhe liria e popullit amerikan.

Ne sot kujtojmë vlerat demokratike me të cilat u ndërtua ky shtet dhe vetëm me vlerat që përfaqësojnë SHBA-të, shoqëria jonë mund të përparojë.

Krahas lirisë dhe demokracisë, SHBA-të mbeten miku më i madh i ynë, sidomos në kohët e vështira, andaj sot i urojmë gëzuar Ditën e Pavarësisë.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe vlerat që përfaqëson aleati ynë më i madh!