Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me shoqatën “Eko Logik”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimin me shoqatën për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe promovimin e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm “Eko Logik”.

Memorandum bashkëpunmi përfshin aktivitete të shoqatës në shkollat fillore të Gostivarit siç janë prezantimet informative, punëtori dhe debate edukative, krijim të planit shkollor për avancimin e punës së shkollës me temë çiklizëm, organizim të garave dhe ngjarjeve të çiklizmit etj,

Komuna sipas Memonrandumit të bashkëpunimit stimulon në shkollat fillore pjesmarrje aktive përmes njoftimeve, ndjek realizimin e programit dhe jep mbështetje në organizimin e ngjarjeve të çiklizmit.

Programi i shoqatës ka për qëllim ta risë dhe avancojë dijen për temat e çiklizmit, transport të qëndrueshëm dhe siguri në komunikacion te fëmijët, prindërit, mësimdhënësit përmes aktiviteteve të ndryshme.