Formohet Qendra për trajnimin e personave me aftësi ndryshe

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP-në dhe sektorin privat themeluan Kuzhinë profesionale për ushqim të shëndetshëm dhe Qendrën për trajnimin e personave ma aftësi ndryshe.

Ky projekt PPP përfshin disa trajnime në fushën e hotelerië, kuzhinë për prodhimin e ushqimit dhe lokacione për ushqim të shëndetshëm në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit.

Trajnimi i parë është “Përgatitja e produkteve të pastiçerisë”, i cili financohet nga UNDP-ja, u dedikohet personave me arsim fillor dhe personat me nevoja të veçanta të cilët dëshirojnë të trajnohen.

Trajnimi përfshin 280 orë në të cilin kandidatët do të kenë mundësi të mësojnë mbi prodhimin e ëmbëlsirave, ndërsa në fund të trajnimit, do të lëshohen edhe certifikata të lëshuara nga Qendra për Arsimin e të rriturive dhe Ministraie Arsimit dhe Shkencës.

Qëllimi i këtij projekti ka për qëllim fitimin e aftësive të punës për grupet e rrezikuara, kurse të interesuarit mund të aplikojnë në emailin: pellarestaurant@gmail.com dhe numri i telefonit: 042 622 666.