Edhe personat me nevoja të veçanta konkurentë në tregun e punës

 

Në Qendrën Komunale Multifunksionale po hyn në fazën përfundimtare trajnimi i 30 personave, prej të cilëve mbi gjysmae tyre janë me nevoja të veçanta dhe të tjerët të papunësuar.

Pas përfundimit të pjesës teorike dhe trajnimit praktik, personat e papunësuar me aftësitë e reja të fituara, do të kenë mundësi më të mëdha për përfshirje më efikase dhe efektive në tregun e punës, por edhe për hapjen e biznesit të tyre në turizëm apo hotelieri.

Trajnimi realizohet si pjesë e iniciativës për partneritet privato – publik ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe kontraktuesit të përzgjedhur “Pella Restaurant”, kurse projekti financohet nga UNDP.

Personat me nevovoja të veçanta gjatë 6 viteve të fundit, gjithmonë kanë gjetur mbështetje të plotë nga Komuna e Gostivarit, ndërsa Gostivari mbetet i vetmi vend me Qendër multifunksionale për persona me nevoja të veçanta.