Sesione informative për grante të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare”

Më 21 gusht nga ora 11:00 – 12:30 në Komunën e Gostivarit ekipi i CNVP Maqedoni e Veriut organizon sesione informative si pjesë e thirrjes për grante të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare“. mbështetur financiarisht nga PONT.

CNVP Maqedoni e Veriut të gjithë aplikantët e mundshëm të vijnë në sesionin që u përshtatet më shumë dhe të marrin informacion se si të aplikojnë.

Gjatë sesioneve informuese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje në lidhje me thirrjen për grant dhe të marrin një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ekipi i CNVP. Vlera minimale e ndarjes së grantit është 5000 euro dhe vlera maksimale është 20 000 euro.

Mundësi për aplikim kanë organizatat joqeveritare lokale, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, komunat, fermerët individualë të regjistruar dhe bashkësitë lokale, në territorin e Parkut Nacional të Mavrovës dhe Parkut Kombëtar Mali Sharr (Maqedonia e Veriut) konkretisht në komunat e Tearcës, Jegunovcës, Tetovës, Bogovinës, Vrapçishtit, Gostivarit dhe Mavrovës-Rostushës.

Të gjitha informacionet rreth procesit të aplikimit mund të gjenden KËTU.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 7 shtator 2023.